Militantët palistanezë në Rripin e Gazës, kanë lansuar të paktën 100 raketa në drejtim të Izraelit jugor të shtunën, raporton ushtria izraelite.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, tha se një 22 vjeçar është vrarë nga sulmet ajrore ndërsa nuk është raportuar për viktima të tjera.
Shpërthimi i luftimeve vjen pasi liderët e Hamasit, grup militant që kontrollon Gazën, dhe një grup i vogël islamik ishin në bisedime në Egjipt për të arritur armëpushim shkruan REL.
Ushtria e Izraelit tha se dhjetëra raketa janë shkatërruar nga sistemi mbrojtës dhe se rrugët afër kufirit me Rripin e Gazës ishin mbyllur për civilët.
Tensionet janë rritur ditëve të fundit pas dyshimeve nga Hamasi se Izraeli po e vonon implementimin e armëpushimit të dakorduar.
Të premten, dy palestinezë kanë mbetur të vrarë nga forcat izraelite gjatë protestës javore në kufirin Izrael-Gaza.
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...