Google ADS

Militantët e ISIS-it që nuk po mund të largohen nga Siria mund të kryejnë sulme në Europë

19:57 | 7 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Ekspertët thonë se militantët e ISIS-it që nuk po mund të largohen nga Siria ende janë në gjendje të kryejnë sulme në Europë.

Brett McGurk, i dërguari i posaçëm presidencial për koalicionin global kundër ISIS-it, ka deklaruar se ‘njësitë luftarake terroriste’ që synojnë të shkaktojnë sulme terroristë nuk janë në gjendje të largohen nga Raqqa, transmeton portali arbresh.info

“Jo shumë kohë më parë, ata që planifikonin sulme terroriste në Raqqa, do të formojnë një njësi luftarake terroriste dhe do t’ia dalin të depërtojnë, sikurse edhe ka ndodhur në Paris ose në aeroportin e Brukselit”, tha ai.

Sipas tij, ata janë duke e zhvilluar këtë lloj kapaciteti për të sulmuar disa vende në Europë. Ndërsa vazhdojnë të rimarrin terren nga Shteti Islamik, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po grumbullon informata për të gjetur të kthyerit, me një bazë të të dhënave prej 19,000 emrash të anëtarëve të dyshuar të organizatës terroriste.

Rreth 40 mijë persona nga 110 vende besohet se kanë udhëtuar drejt Sirisë, kryesisht përmes Turqisë, për t’u bashkuar me ISIS-in.

Informacionet vijnë pasi u zbuluan nga militantët e ISIS-it të kapur nga forcat kurde.

Eksperti shtoi se secili europian që kaloi në Siri iu dha mundësia të bashkohet me Brigadën al-Kharsa, një organizatë e cila ofron një program trajnimi shtatë mujor, duke përfshirë edhe ndërtimin e bombamve.

“Është shumë e vështire. Nëse ata ia kanë dalur të përfundojnë trajnimet, më pas ata do të kthehen në Europë dhe do të sulmojnë”, ka shtuar ai.

“Ata do bëjnë sulme vetëvrasëse në Europë, si shenjë hakmarrje për sulmet ajrore që po i kryen koalicioni”, ka thënë ai për Sunday times.

Sipas Ministrisë së brendshme franceze, 271 persona , 217 të rritur dhe 54 të mitur, janë kthyer në Francë nga Iraku dhe Siria gjatë 18 muajve të fundit.

Rreth 20 për qind e tyre janë gra, duke rritur frikën se gratë mund të jenë radikalizuar dhe mund të jenë kthyer në vend për të kontrolluar terrenin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme