Militantët e fundit të ISIS-it nga Britania e Madhe kapen në Siri

21:32 | 8 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Dy meshkuj nga Britania e Madhe që besohet se janë anëtarët e fundit të Shtetit Islamik nga Britania e Madhe, besohet se janë arrestuar në Siri nga luftëtarët kurdë, thonë zyrtarët e SHBA-ve.

Alexanda Kotey dhe El Shafee Elsheik janë dy anëtarët e fundit të qelizës që vepronin të lirë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Katër britanikët që iu bashkuan ISIS-it u quajtën me nofkën “Beatles” për shkak të theksit të tyre.

Zyrtarët amerikanë thanë se katër militantët kishin hequr kokat e më shumë se 27 pengjeve perëndimore dhe kanë tortuar shumë të tjerë.

Udhëheqësi i dyshuar i grupit ishte Mohammed Emëazi, i quajtur Jihadi John, u vra gjatë një sulmi ajror në Siri në vitin 2015.

Arrestimet e fundit u konfirmuan nga zyrtarët amerikanë, ndërkaq detaje më të hollishme ende nuk janë raportuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme