Një milioner nga Japonia ka paguar një çmim rekord prej 3.1 milionë dollarëve për një peshk gjigant të llojit tuna në ankandin e parë të vitit 2019 në një dyqan të peshqve në Tokio. Kiyoshi Kimura e bleu tunën pendë-kaltër që peshon 278 kilogramë dhe që ndodhet në mesin e specieve të rrezikuara.
Ai shpenzoi dyfish më shumë të holla nga rekordi i kaluar, kur më 2013 e kishte blerë një peshk me çmim prej 1.4 milionë dollarëve. Shitësit e balenave dhe pronarët e kompanive të sushit shpesh paguajnë çmime të larta për peshqit më të mirë nëpër ankande.
“E bleva një tunë të mirë. Çmimi ishte më i lartë sesa kam menduar, por shpresoj që klientët tanë do ta hanë këtë tunë të mrekullueshme”, tha Kimura pas blerjes rekorde. Ai ka qenë ofertuesi më i madh në ankandet e vitit të ri në shtatë nga tetë vitet e fundit.
Në një ditë normale, një peshk i ngjashëm besohet se do të shitej për rreth 60 mijë dollarë. Rekordi i sotëm pritet t’ia forcojë reputacionin Kimuras dhe kompanisë së tij gjigante të sushit. Ky lloj i peshkut tashmë llogaritet si specie e rrezikuar, ndërsa çmimi i mishit të tij ka shënuar rritje në Japoni për më tepër se 40 për qind, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...