AstraZeneca ka njoftuar se 29 milion doza vaksina janë gjetur në një fabrikë në Itali, të cilat ishin desnituar për Bashkimin Europian dhe për vendet e varfëra.
Me kërkesë të Komisionit Evropian, forcat italiane të sigurisë kryen një inspektim për fundjavën në fabrikën Catalent në Anagni afër Romës dhe gjetën një rezervë dozash të vaksinës AstraZeneca atje, sipas La Stampa. Një zyrtar italian më vonë konfirmoi raportin e inspektimit dhe tha që dozat do të dërgoheshin në Belgjikë, transmeton portali arbresh.info
Një seri reagimesh ndaj raportit tregojnë një nivel mosbesimi ndaj prodhuesit anglo-suedez, i cili uli furnizimin e vaksinave për Bashkimin Europian deri në fund të qershorit në 100 milion doza në vend të 300 milion dozave.
“Një rezervë prej gati 30 milion dozash u zbulua pranë Romës gjatë një inspektimi. Tani ato janë konfiskuar,” u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal pas takimit të kabinetit.
Eurodeputeti Peter Liese, nga e njëjta parti me Kancelaren gjermane Angela Merkel, tha se raporti e la atë pa fjalë dhe i bëri thirrje AstraZenec për të sqaruar situatën.
Mario Gargiulo i Catalent i tha Reuters se zotërimi i 29 milion dozave të vaksinës në uzinën e Anagni ishte në përputhje me procedurën e zakonshme dhe se kompania shpesh kishte doza të shumta atje. Komisioni Evropian nuk pranoi të komentonte mbi rastin.
UNICEF, në emër të programit të shkëmbimit të vaksinave COVAX, ka njoftuar që dërgesat e planifikuara të vaksinave në të gjitha vendet, përfshirë Vietnamin, do të vonohen për shkak të mungesës së prodhimit.
Një zyrtar i BE tha se disa doza mbërritën në fabrikë nga një fabrikë Hollandeze e vaksinave e drejtuar nga Halix, një nënkontraktor i AstraZeneca. Fabrika në Anagni është përgjegjëse për paketimin e vaksinave të prodhuara në fabrikën Halix dhe në uzinën në Belgjikë të drejtuar nga nënkontraktori Thermo Fisher Scientific. AstraZeneca deklaroi se fabrika gjithashtu paketon doza të marra jashtë BE-së në.
Të dy impiantet e vaksinave në Belgjikë dhe Hollandë janë renditur si furnizues të Bashkimit në një marrëveshje AstraZeneca nënshkruar me BE në gusht. Sidoqoftë, impianti Halix nuk është aprovuar ende në BE sepse AstraZeneca nuk ka siguruar ende të dhëna të mjaftueshme për rregullatorin mjekësor europian.
Halix nuk është aprovuar as nga Britania e Madhe.
Kompania e AstraZeneca nuk ka pranuar që të komentojë mbi rastin në Itali./arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...