Pjesëmarrje tepër e lartë në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të enjteje në Britaninë e Madhe. Sipas “The Sun” janë ende miliona britanikë që po mbajnë radhë për të heshtur votën e tyre në këto zgjedhje që për shumë janë konsideruar një referendum për BREXIT.
Radhë të gjata të njerëzve që presin për të votuar para qendrave të votimit ka në gjithë vendin. Qendrat e votimit mbyllen në 22.00 me orën lokale dhe janë të shumtë ata që kërkojnë të thonë fjalën e tyre duke sfiduar temperaturat e ulëta.
Një dalje e tillë në votime nuk ishte parë prej dekadash shkruan “The Sun” Analistët thonë se ky masivitet mund t’i shkaktojë probleme nxitësit të këtyre zgjedhjeve, kryeministrit konservator Boris Johnson i cili mbështet daljen e vendit nga BE, me apo pa marrëveshje.
Edhe Daily Mail shkruan se pjesëmarrja e lartë ndihmon kauzën e qëndrimit në BE, që edhe pse jo zyrtarisht mbështetet nga partitë opozitare, laburistët dhe liberaldemokratët. Gjithsesi sondazhet para zgjedhjeve nxjerrin në krye konservatorët e Johnson me 44%, që megjithatë pritet të mos e arrijë shumicën prej 325 deputetësh për të formuar i vetëm qeverinë. Analistët janë skeptikë se këto zgjedhje do t’i japin fund paqartësive për BREXIT-in.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj