Milicitë rivale pajtohen për armëpushim në Libi

12:11 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Fraksione rivale që kanë luftuar në kryeqytetin libian javën e shkuar janë pajtuar për një armëpushim, thonë Kombet e Bashkuara.

Të paktën 47 persona janë vrarë dhe 1,800 familje janë zhvendosur brenda vendit nga dhuna, transmeton portali arbresh.info.

Javën e shkuar, një marrëveshje armëpushimi e njoftuar nga zyrtarët nga qytetet perëndimor u mbajt vetëm për disa orë.

Një qeveri e mbështetur nga OKB është nominalisht në pushtet në kryeqytet, por milicia zë pjesën më të madhe të pjesës tjetër të vendit.

“Nën kujdesin e [të dërguarit të OKB-së Ghassan Salame], u arrit një marrëveshje e armëpushimit dhe u nënshkrua sot për t’i dhënë fund të gjitha armiqësive, për të mbrojtur civilët, për të mbrojtur pronën publike dhe private”, tha misioni Unsmil.

Armëpushimi parashikon gjithashtu rihapjen e aeroportit të vetëm funksional të kryeqytetit Mitiga, i cili është mbyllur që nga 31 gushti për shkak të përleshjeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme