Google ADS

Miliarderi nga Hong Kongu i dhuron qyteti kinez Wuhan afro 18 milionë dollarë për luftim të coronavirusit

14:07 | 11 Shkurt 2020
Arbresh.info

Personi më i pasur në Hong Kong ka dhuruar afro 18 milionë dollarë ndihmë për qytetin kinez Wuhan, me qëllim që të lufton coronavirusi.

Fondacioni i biznesmenin 91-vjeç Li Ka Shing, i ka dhuruar qytetit kinez Wuhan, 17.87 milionë dollarë, kurse këto para do të shpërndahen përmes kryqit të kuq të Kinës, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, fondacioni ka siguruar edhe mjete për blerjen e pajisjeve medicinale për punonjësit shëndetësor të Hong Kongut dhe Wuhanit. Pasuria e Li Ka Shingut vlerësohet të jetë rreth 28.3 miliardë dollarë.

 

Coronavirusi gjatë fundit të vitit të kaluar u shfaq dhe përhap shpejtë në qytetin kinez Wuhan, kurse raste me të infektuar janë konfirmuar në më shumë se 20 vende të ndryshme të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje rreziku në nivel global, derisa një numër i aviokompanive kanë anuluar fluturimet në drejtim të Kinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme