Katedralja ikonë e Parisit Notre-Dame u përfshi nga zjarri në muajin prill, që rezultoi me djegie të strukturës, një monument historik që ishte atraksion si për vendasit ashtu edhe për turistët.
Zjarri, shkaktari i së cilit u lidh me punën e rinovimit, dëmtoi një pjesë të madhe të katedrales pothuajse njëmijë-vjeçare, ndonëse kullat ikonike të kambanës u shpëtuan, transmeton portali arbresh.info.
Menjëherë pas këtij incidenti industria e miliarderëve doli në pah duke dhuruar fonde për ta rindërtuar. U mblodhën gati një miliard euro.
Duket se tani, sipas një raporti të Bloomberg miliarderat ende nuk e kanë mbajtur fjalën për premtimet e tyre lidhur me fondet në rindërtimin e katedrales.
“Donatorët e mëdhenj nuk kanë paguar. Asnjë cent”, tha Andre Finot, zyrtar i lartë i shtypit në Notre-Dame për botimin.
Në vend të kësaj, siç raportoi Bloomberg, kanë qenë kryesisht individë amerikanë dhe francezë, të cilët kanë siguruar donacionet e para, të krijuara përmes fondeve të ndryshme bamirëse të Notre-Dame.
Ata kanë siguruar fonde për të paguar pagat e më shumë se 150 punëtorëve të punësuar nga katedralja.
Këtë muaj, katedralja më në fund merr pagesën e parë të transferuar për rindërtim, me vlerë 3.6 milionë euro.
Se kur do të përfundojë e të punojë si më parë Notre-Dame është ende temë për debat.
Sipas Bloomberg, presidenti francez Emmanuel Macron tha se puna në katedrale duhet të përfundojë brenda pesë vjetësh, megjithëse është një afat kohor që shumë arkitektë francezë e kanë konsideruar “tepër ambiciozë”.
Sigurisht, shpërndarja e fondeve të premtuara do të ndihmonte ringjalljen e simbolit të dashur të Francës./Arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...