Milanoviq dhe Primorac përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të Kroacisë

23:04 | 29 Dhjetor 2024
D.H

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), pas procesimit të 98,65% të vendvotimeve, presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq fitoi 49,11% të votave, ndërsa ndërsa kandidati i HDZ-së Dragan Primorac fitoi 19,36%.

Kandidatja Marija Selak Raspudiq fitoi 9,21% dhe Ivana Kekin 8,84%.

Kandidati Tomislav Jonjiq pasoi me 5,01% të votave dhe Miro Bulj me 3,79%, shkruajnë mediat kroate.

Branka Lozo mori 2,41% të votave dhe kandidati Niko Tokiq Kartelo 0,88%.

Kjo nënkupton që Zoran Milanoviq dhe Dragan Primorac po hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Raportohet se raundi i dytë do të mbahet më 12 janar. /Telegrafi/

 

Të ngjashme