Milano, 34 të arrestuar në operacionin kundër mafias

23:56 | 4 Korrik 2019
Arbresh.info

Të paktën 34 persona të dyshuar janë arrestuar gjatë një operacioni të madh të cilin forcat italiane e zbatuan në luftën kundër mafias dhe krimit të organizuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me urdhër të Prokurorisë së veçantë për luftë kundër mafias në Milano nisi operacioni në tetë qytete italiane në të cilat u angazhuan gjithsej 400 pjesëtarë të xhandarmërisë.

Janë arrestuar 34 persona të dyshuar për anëtarësim në grupin mafioz Ndrangheta. Në mesin e të arrestuarve 32 janë italianë dhe nga një shtetas i Marokut dhe Rumanisë.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se në kuadër të operacionit xhandarmëria bllokoi dy parkingje në aeroportin Malpensa.

Burimi i njëjtë thekson se operacioni filloi në bazë të hetimit që zhvillohet tashmë dy vite dhe në mesin e të arrestuarve gjendet edhe një politikan lokal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme