Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara Mike Pence ka mbërritur në Irak në një vizitë të pa paralajmëruar për trupat amerikane në bazën ajrore al-Asad në provincën Anbar në pjesën perëndimore të vendit të tronditur nga protestat antiqeveritare.
Pence, gjatë vizitës së tij të parë në Irak, të shtunën gjithashtu foli në telefon me kryeministrin e Irakut Adel Abdul Mahdi dhe u takua me presidentin e rajonit autonom të Kurdistanit, Nerchirvan Barzani, në Erbil.
Sipas një burimi në zyrën e kryeministrit, thirrja telefonike përfshin një diskutim rreth mënyrave për forcimin e marrëdhënieve bilaterale midis SHBA-së dhe Irakut dhe zgjidhje të mundshme për krizën aktuale në vendin e pasur me naftë, transmeton Telegrafi.
“Thirrja telefonike adresoi zhvillimet në Irak dhe përpjekjet për reformën e qeverisë në përgjigje të kërkesave të protestuesve”, tha një deklaratë nga zyra e kryeministrit.
Në Erbil, Pence u tha gazetarëve se SHBA respekton sovranitetin e Irakut dhe se Abdul Mahdi e siguroi atë që forcat irakiane të sigurisë nuk do të përdorin forcën kundër protestuesve paqësorë.
Vizita erdhi mes javëve të përshkallëzimit të protestave antiqeveritare në Bagdad dhe në jug, kryesisht shiitët në Irak. Demonstruesit që kanë dalë në rrugë që nga fillimi i tetorit kërkojnë shërbime themelore dhe një fund të korrupsionit.
Ata gjithashtu kërkojnë që qeveria të tërhiqet dhe të mbahen zgjedhje të reja.
Në fillim të këtij muaji, SHBA iu bashkua Kombeve të Bashkuara në nxitjen e qeverisë së Irakut që të zhvillojë zgjedhje të parakohshme dhe “të ndalojë dhunën kundër protestuesve”. Dhuna e përshkallëzuar ka vrarë të paktën 325 protestues dhe plagosur 15,000 të tjerë.
Të shtunën, një protestues u vra dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën në përleshjet me forcat irakiane të sigurisë në urën Al-Ahrar, sipas dëshmitarëve. Qeveria e Irakut e mohoi këtë.
Vizita e Pencit po shihet gjithashtu nga vëzhguesit si një mjet për të siguruar kurdët në veri të Sirisë. Ai u tha gazetarëve se qeveria amerikane synon të punojë me kurdët për të stabilizuar situatën në Siri.
Pence vizitoi Ankaranë muajin e kaluar, duke njoftuar një armëpushim pasi Turqia ra dakord për të ndaluar një sulm ushtarak në veri të Sirisë, i cili lejoi forcat kurde të tërhiqeshin nga rajoni.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...