Nënkryetari Mike Pence filloi fjalimin e tij në Konferencën Konservatore me sigurimin se administrata e Donald Trump është duke përballuar koronavirusin.
“Presidenti Trump nuk ka ndonjë prioritet më të madh se sa siguria shendetesore e amerikanëve,” tha Pence shkruan arbresh.info
Pence shtoi se presidenti tashmë ka marrë disa veprime të papritura që nga shpërthimi i koronavirusit. Pence preku gjithashtu rastin më të ri të koronavirusit, i pari në Shtetet e Bashkuara që kontraktohej përhapja në komunitet, duke pikturuar një pamje rozë duke thënë se ishte i vetmi rast i ri i zbuluar në dy javët e fundit.
“Derisa rreziku për amerikanët të preken nga virusi është i ulët sic tha presidenti Trump ditën e djeshme ne jemi gati. Ne jemi gati për çdo gjë,” tha ai. Trump ka urdhëruar Mike Pence “të drejtoj të gjithë qeverinë për këtë epidemi.
“Siç tha Presidenti, është shumë me rëndësi të kujtojmë se këtu jemi të gjithë së bashku,” tha Pence. “Kjo nuk është një kohë për besnikëri partiake. Populli amerikan pret nga ne të punojmë së bashku dhe unë ju premtoj se ky president, kjo administratë do të takohet me kryetarët e partive.”/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...