Shtetet e Bashkuara po dërgojnë rreth 3,000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme si masë paraprake në kohën e rritjes së kërcënimeve ndaj forcave amerikane në rajon, bëjnë në ditur zyrtarë amerikanë.
Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se trupat do t’u bashkohen rreth 750 ushtarëve që u dërguan në Kuvajt në fillim të kësaj jave, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters që mijëra trupa shtesë do të dërgohen në rajon dhe u ishte thënë të përgatiteshin për vendosjen.
Vendosja e raportuar vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vrasjen e komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani.
Soleimani, kreu i forcës elitare Quds të Iranit u vra nga forcat amerikane në një sulm ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit herët të premten. Abu Mahdi al-Muhandis, zv / komandanti i milicive të mbështetur nga Irani i njohur si Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF) gjithashtu u vra. Irani ka kërcënuar hakmarrje të rëndë.
Zyrtarët amerikanë kanë mbrojtur këtë veprim, duke thënë se Irani po planifikonte veprime të menjëhershme që kërcënuan qytetarët amerikanë./arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...