Mbi pesë mijë persona janë evakuuar në zona të sigurta pas shpërthimit të Vullkanit Ulawun në provincën West New Britain në Papua Guinenë e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vullkani Ulawun, që bën pjesë në Arkipelagun Bismarck ka filluar të nxjerrë lavë që nga orët e mëngjesit të djeshëm, raportoi Radio New Zealand.
Shtresa e tymit është shpërndarë në një diametër prej disa kilometrash, ndërsa pesë mija personat janë evakuuar nga zonat të cilat janë përfshirë nga hiri vullkanik.
Disa autostrada janë mbyllur si pasojë e rrjedhjes së lavës, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje nëse shpërthimi i vullkanit ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Pas aktivizimit të Vullkanit Ulawun, që cilësohet si më i rrezikshmi në arkipelag, kompania nacionale ajrore Air Niugini ka ndaluar në afat të pacaktuar të gjitha fluturimet në Aeroportin Hoskins.
Sipas Qendrës Studimore Gjeologjike të Papua Guinesë së Re, Ulawun konsiderohet si vullkani më i lartë dhe me rrezikun më të madh në vend.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?