Mijëra të burgosur, përfshirë ish-luftëtarët e Shtetit Islamik dhe al-Kaedës, u liruan nga një burg në periferi të Kabulit, ndërsa talebanët bënë thirrje për një “tranzicion paqësor” të pushtetit.
Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, erdhi pasi trupat qeveritare afgane ia dorëzuan bazën ajrore Bagram talebanëve herët të dielën.
Baza ka burgun Pul-e-Charki, i cili ka rreth 5,000 të burgosur. Ai është më i madhi në Afganistan dhe i njohur për kushtet e tij të këqija.
Blloku i qelive të sigurisë maksimale mbante anëtarë të al-Kaedës dhe talebanëve, thanë raportet, shkruan Business Insider.
Dhe pamjet e publikuara nga një agjenci e pavarur afgane e lajmeve, e cila mbështet talebanët, duket se tregojnë militantët që i lënë të burgosurit të largohen.
Banorët vendas thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna me armë nga objekti, raportoi BBC.
Ndryshe, talebanët mbërritën në periferi të Kabulit të dielën, disa ditë pasi pushtuan qytete të tjera të mëdha në vend.
Ministri në detyrë i brendshëm afgan, Abdul Sattar Mirzakwal tha se vendi tani do të ketë një “transferim paqësor të pushtetit” në një qeveri kalimtare të udhëhequr nga talebanët, raportoi Associated Press.
Prisoners leaving Kabul jail after being broken out by Taliban. pic.twitter.com/B84F2UrtEA
— Richard Engel (@RichardEngel) August 15, 2021
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...