Dhjetëra mijëra njerëz protestuan nëpër qytetet e Spanjës të dielën kundër planeve të kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez, për t’i amnistuar separatistët katalanas në këmbim të mbështetjes së tyre për një mandat të ri në Qeveri.
Të enjten, Qeveria arriti marrëveshje me partinë separatiste katalanase, Junts, e cila përfshin edhe miratimin e një ligji kontestues për t’i amnistuar të dënuarit për tentimin e Katalonjës për t’u ndarë nga Spanja më 2017.
Kjo marrëveshje e tronditi vendin, dhe konservatori Sanchez u akuzua nga kundërshtarët se po e rrezikon rendin dhe ligjin për përfitime të veta politike.
“Nuk do ta ndalemi derisa të mbahen zgjedhjet e reja”, tha lideri i Partisë së Popullit (PP), Alberto Nunez Feijoo, duke folur para një turme të madhe në sheshin e Madridit, Puerta del Sol.
Autoritetet thanë se rreth 80.000 njerëz dolën në protestë në Madrid, ndërsa PP-ja, e cila i thirri protestat nëpër qytetet spanjolle, tha se rreth një milion protestuan të dielën.
Shumë protestues mbanin flamuj spanjoll dhe të Bashkimit Evropian, si dhe slogane me mbishkrimin “respektojeni Kushtetutën”.
Në Barcelonë, policia lokale tha se 6.000 njerëz protestuan, ndërsa në Granada 30.000 dhe në Sevillë 50.000, sipas autoriteteve. Protesta u mbajtën edhe në qytetet tjera, si Mallaga, Palma dhe Valencia.
Pas zgjedhjeve të 23 korrikut, socialistët negociuan për disa javë më parti më të vogla, përfshirë atë të ekstremit të djathtë, Sumar dhe partitë nacionaliste baske, katalanase dhe galciane.
Mbështetja e konfirmuar nga Junts, si dhe nga Partia Nacionaliste Baske, do t’i jepte Sanchezit një shumicë dërrmuese në Kongresin e Deputetëve, ku pritet të votohet koalicioni i tij në ditët në vijim./REL/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...