Qyteti i Izyum, i njohur si porta e rajonit të Donbasit dhe Detit të Zi po përjeton luftime të ashpra pasi rusët e përdorin atë si një stacion për të sulmuar qytetet në lindje.
Frika është se Izyum do të ketë të njëjtin fat si Bucha, ku Rusia akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile, duke përfshirë ekzekutimet dhe torturat.
Izyum thuhet se ka përqendrimin më të lartë të trupave ruse në Ukrainë, raporton BBC.
Qyteti strategjik, i vendosur 70 milje në jug-lindje të Kharkiv, kontrollohet nga separatistët dhe ra plotësisht në duart e rusëve më 1 prill.
Ndërsa disa evakuime civile u kryen përpara se ushtarët rusë të pushtonin, ka rreth 10,000 deri në 15,000 njerëz ende të bllokuar sipas zyrtarëve.
Pothuajse 80% e ndërtesave të banimit të qytetit janë shkatërruar dhe linjat e trenave janë ndërprerë, thotë nënkryetari i bashkisë së qytetit.
Njerëzit që kanë arritur të largohen nga Izyum i thanë BBC-së se është në prag të një katastrofe humanitare.
Për më shumë se një muaj, civilët nuk kanë pasur akses në ndihmën humanitare, “pa energji elektrike, ngrohje apo ujë”, thotë kreu i administratës ushtarake të Izyum, Stepan Maselsky.
Maselsky, i cili ndodhet në një zonë të kontrolluar nga Ukraina përreth Izyum, thotë se kontaktet me civilët po kontrollohen nga forcat ruse, të cilat nuk do të lejojnë njerëzit të hyjnë ose të dalin nga zona.
“Ne kemi raporte të pakonfirmuara për deportime të civilëve në Rus, njerëzit nuk lejohen të lëvizin brenda qytetit,” thotë ai. /abcnews.al
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...