Mijëra qytetarë marshojnë në Londër, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

17:48 | 13 Janar 2024
R J

Sheshet e Londrës janë mbushur me mijëra qytetarë duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Në rrugën drejt Sheshit të Parlamentit, protestuesit nisin të marshojnë në qendër të Londrës, duke brohoritur “armëpushim tani”.

Lufta Izrael-Hamas ka sjellë shkatërrime të mëdha dhe qindra mijëra viktima.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës së 7 tetorit midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit është rritur në 23,843, tha lëvizja islamike palestineze në pushtet në enklavë.

Gjithashtu njoftoi Hamasi se të plagosurit tani numërojnë 60.317, ndërsa theksoi se mijëra njerëz janë ende nën rrënoja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme