Google ADS

Mijëra protestues kundër vaksinimit në Holandë, ndërhyn policia

23:23 | 2 Janar 2022
Trina Galanxhi

Është dashur intervenimi i policisë për të shpërndarë protuestuesit e mbledhur në Amsterdam, të cilët kanë kundërshtuar masat epidemiologjike dhe vaksinimet e detyrueshme kundër koronavirusit.

Kryebashkiaku Femke Halsema lëshoi një urdhër për policinë për të pastruar sheshin qendror të Muzeut pasi protestuesit shkelën ndalimin e tubimeve publike, transmeton portal arbresh.info

Protestuesit, të cilët kryesisht nuk mbanin maska dhe mbanin distancë, gjithashtu injoruan ndalimin e tubimeve në sheshin kryesor.

Holanda u mbyll papritur me 19 dhjetor, kur edhe qeveria vendosi të mbyllë dyqanet përveç atyre të nevojshme, restorantet, parukierët, palestrat, muzetë dhe vendet e tjera publike deri më 14 janar.

Ashtu sikurse vendet tjera europiane, Holanda ka marrë këtë vendim për të frenuar infeksionet në rritje nga Omicron./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme