Mijëra protestues dolën në rrugë në ish-republikën sovjetike të Moldavisë për të demonstruar kundër qeverisë pro-evropiane dhe çmimeve të larta të gazit.
Disa media në kryeqytetin Kishinau raportuan përleshje mes protestuesve dhe policisë.
Sipas policisë u arrestuan më shumë se 50 persona.
Shumë qytetare moldavë thanë se nuk ishin në gjendje të paguanin më faturat e gazit dhe shpenzimet e jetesës. Protestat nisën në muajin shkurt.
Nënkryetarja e partisë opozitare ȘOR, Marina Tauber, akuzoi policinë për përdorim të dhunës.
“Pjesëmarrësit e tubimit kërkuan që qeveria të paguajë faturat e gazit gjatë muajve të dimrit”, tha Tauber.
Ata thanë gjithashtu se ishin kundër përhapjes së ndikimeve të luftës në Ukrainën fqinje në vendin e tyre.
Protestuesit akuzuan qeverinë, e cila mbështetet nga Perëndimi, se nuk ka plan një plan për t’i ardhur në ndihmë popullit.
“Varfëria në vend është rritur masivisht”, sipas ekspertëve.
Presidentja Maia Sandu ka akuzuar Rusinë për destabilizimin e qëllimshëm të situatës politike të Moldavisë në një përpjekje për të kryer një grusht shteti.
Sandu, e cila mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, e ka larguar Moldavinë nga Rusia dhe furnizimet me gaz prej të cilës varet.
Shumë moldavë ankohen se gazi, i cili dikur ishte i përballueshëm, tani kushton tre herë më shumë, sepse blihet shumë më shtrenjtë./Atsh
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...