Mijëra peshq të ngordhur përfunduan në një plazh të Japonisë

21:00 | 9 Dhjetor 2023
KRG

Mijëra peshq të ngordhur kanë përfunduar në një plazh të Japonisë veriore dhe askush nuk e di pse.

Peshqit kryesisht sardele përfunduan të enjten në mëngjes në bregun e Hakodate-s, që shtrihet në ishullin kryesor më verior të Hokkaido-s, transmeton Telegrafi.

Shtrirja e tyre në këtë breg ishte rreth 1.6 kilometra përgjatë vijës bregdetare.

Vendasit thanë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë.

Zyrtarët postuan një paralajmërim në internet duke u kërkuar njerëzve që të mos i konsumonin pasi disa i futën në thasë për t’i ngrënë ose për t’i shitur.

Takashi Fujioka, një studiues i Institutit të Kërkimeve të Peshkimit Hakodate, tha se kishte dëgjuar për fenomene të ngjashme më parë, por ishte hera e parë që e kishte parë të ndodhte.

“Një shkak i mundshëm është se turma e peshqve mund të ketë ndjekur një peshk më të madh, ata u rraskapitën dhe u vërshuan nga dallgët”, sugjeroi ai.

Të ngjashme