Rreth 50,000 persona kanë ikur nga dy ofensiva të ndara kundër forcave rebele në veri dhe jug të Sirisë në ditët e fundit, kanë thënë aktivistët, transmeton BBC.
Rreth 30,000 persona kanë lënë rajonin Afrin pasi forcat turke dhe aletët e saj kanë rrethuar zonën.
Në rajonin e Gutas Lindore, e cila gjendet jashtë Damaskut më shumë se 20,000 persona janë larguar nga zonat e shënjestruara nga forcat e qeverisë siriane.
Ikjet masive vijnë pas shtatë vitesh luftime, nga të cilat rreth 12 milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.
Të paktën 6.1 milionë persona janë shpërngulur brenda shtetit, ndërsa 5.6 milionë të tjerë janë larguar nga Siria.
Më shumë se 400,000 persona besohet të kenë vdekur, mungojnë dhe supozohen të vdekur, prej momentit të shtypjes së protestave nga presidenti sirian Bashar al-Assad në mars të vitit 2011.
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...