Mijëra njerëz protestojnë në Francë kundër propozimit të lejes së re të vaksinës

06:51 | 9 Janar 2022
Trina Galanxhi

Autoritetet franceze thanë se më shumë se 105,000 njerëz kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë vendin kundër propozimit të një leje të re koronavirusi.

Një projektligj i ri do të ndalonte personat e pavaksinuar që të merrnin pjesë në jetën publike. Demonstruesit në Paris mbanin pankarta me fraza si “ jo lejeve të vaksinës”. Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thanë se 34 persona u arrestuan dhe 10 policë u plagosën pasi disa protesta u kthyen në të dhunshme në disa vende.

Projektligji, i cili kaloji leximin e parë në dhomën e ulët të parlamentit francez ditën e mërkurë do t’iu heqë mundësinë qytetarëve që duke treguar testin negativ Covid-19 të hyjnë në një numër të madh ambientesh publike. Personat duhet të jenë plotësisht të vaksinuar që të hyjnë në një sërë hapësirash si baret dhe restorantet raporton “BBC”. Qeveria tha se pret që rregullat e reja të hyjnë në fuqi në datën 15 janar por procesi mund të vonohet nga opozita që dominon senatin.

Demonstruesit ditën e shtunë akuzuan qeverinë se po i’u shkel lirinë dhe që po i trajton qytetarët në mënyrë të pabarabartë. Të tjerët lëshuan zemërimin e tyre kundër presidentit Macron për komentet që bëri në fillim të kësaj javë për personat e pavaksinuar. Imazhet televizive treguan përleshje midis protestuesve dhe policëve dhe u kthyen në të dhunshme në disa vende. Në Montpellier oficerët përdorën gaz lotsjellës gjatë përplasjes me demonstruesit.

Pjesëmarrja e protestuesve ishte 4 herë më e madhe se demonstratat e fundit të organizuara në 18 dhjetor, ku morën pjesë 25,500 njerëz.

Pavarësisht protestave të zëshme, kundërshtitë për masat e reja nuk janë të përhapura dhe sondazhet e fundit tregojnë që pjesa më e madhe njerëzve mbështet lejen e vaksinës. Franca ka vaksinuar plotësisht më shumë se 90% të popullsisë mbi 12 vjeç duke e bërë një nga vendet me normën më të lartë të vaksinimit në Evropë.

Numri i infektimeve në Francë po rritet për shkak të variantit të ri Omicron dhe disa spitale kanë deklaruar që 85% e pacientëve në kujdesin intensiv nuk janë të vaksinuar. / abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme