Thirrja për në namazin e së premtes në Zelandën e Re është përcjellë nga një heshtje kombëtare për të shënuar një javë të sulmit terrorist, ku mbetën 50 persona të vdekur në dy xhami të qytetit të Christchurch.
Ndërsa thirrja u transmetua anembanë vendit, mijëra vetë – përfshirë kryeministren Jacinda Ardern dhe të mbijetuarit e plagosur – qëndronin në një park përballë xhamisë ku filluan vrasjet, pasi kombi prej 4.5 milionësh u vendos në heshtje, transmeton portali arbresh.info.
Zelanda e Re është ende në shok pas vrasjeve nga një supremacist i dyshuar Brenton Tarrant, një shtetas australian 28-vjeçar i cili kishte shpresuar të nxiste një luftë etnike me sulmet e tij.
Por kiwistët e tmerruar janë përgjigjur me shpërthime dashurie, shumë prej tyre i përqafonin fqinjët e tyre myslimanë të premten në gjithë vendin.
Një muezin me kapelë të bardhë lëshoi thirrjen për lutjet e rregullta të së Premtes në orën 13.30 me “Allahu Akhbar” (Zoti është më i madhi) kur mijëra njerëz dëgjuan në Hagley Parkun e Christchurch-it, përballë xhamisë së Al Noorit.
Vendi pastaj heshti për dy minuta, me tubime publike në Auckland, Wellington dhe qytete të tjera.
Në Australinë fqinje, njerëzit u ndalën në rrugë dhe nëpër dyqane për të shënuar momentin./Arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...