Google ADS

Mijëra myslimanë ikin nga Mianmarin për në Bangladesh

16:44 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Më shumë se 18 mijë myslimanë Rohingya që kanë ikur nga dhuna në shtetin Rakhine të Mianmarit  kanë hyrë në Bangladesh në më pak se një javë.

Kriza shpërtheu pasi kryengritësit Rohingya sulmuan 30 stacione policore të premten e kaluar, duke shkaktuar përgjigje ushtarake, transmeton portali arbresh.info

Punonjësit humanitarë që japin strehim dhe ushqim të menjëhershëm thonë se rreth një duzinë të ardhurish të rinj kanë plagë plumbash të kohëve të fundit.

Mijëra të tjerë po presin në kufi, thonë burimet lokale.

Shumë prej tyre mendohet të jenë të bllokuar në një zonë të pabanuar midis vendeve.

Të paktën 100 persona, kryesisht kryengritës, janë raportuar të vrarë në dhunën e fundit në Rakhine. Konfirmimi i pavarur nga shteti është pothuajse i pamundur, pasi pak gazetarëve u jepet qasja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme