Mijëra fëmijë punojnë si skllevër në fermat e paligjshme të kanabisit në Londër

07:44 | 21 Gusht 2018
Arbresh.info

Fëmijët po trafikohen nga Vietnami dhe vendet e tjera për të kryer punën e skllevërve në qindra ferma të kanabisit në të gjithë Londrën, thanë ekspertët.

Shifrat e reja të bëra publike të hënën ekspozojnë shkallën e bujqësisë së paligjshme të kanabisit në kryeqytetin britanik, ku policia tha se kishin gjetur 314 ferma që nga viti 2016 , shkruan RT.

Një dedektiv, Lee Hill tha se djemëve dhe adoleshentëve vietnamezë shpesh u kërkohet të mbikëqyrin pronat në rast se ballafaqohen me banda rivale apo një bastisje policore. Duke u ekspozuar kështu ndaj rrezikut për jetën.

“Kam gjetur fëmijë që janë duke u shfrytëzuar. Ata janë atje për të mbrojtur pronat, “tha dedektivi.

Hill tha se historikisht fermat janë gjetur në prona industriale, por që po bëhej gjithnjë e më e zakonshme për t’i gjetur ato në tavanet dhe pronat ku kanë banesat.

Jakub Sobik, një zëdhënës kundër skallavërisë, tha për Reuters se shifrat ishin jashtëzakonisht shqetësuese dhe se kjo do të thotë potencialisht mijëra fëmijë dhe të rinj po trafikohen nga Vietnami dhe shfrytëzohen nga bandat e pamëshirshme kriminale.

Vitin e kaluar, Chloe Setter, kreu i një organizate për mbrojtjen e fëmijëve  kundër trafikimit tha se jo shumë njerëz që përdorin kanabis ishin të vetëdijshëm për nivelet e shfrytëzimi.

Qeveria britanike u përball me kritika kur refuzoi të ofrojë azil për një jetim vietnamez që ishte trafikuar në vend për të punuar në industrinë e kanabisit.

Më shumë se 2.000 viktima të trafikimit u janë referuar autoriteteve në Britani vitin e kaluar, një rritje prej 66 për qind në vitin e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme