Mijëra çekë u mblodhën në sheshin Wenceslas në Pragë, duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur parulla kundër kufizimeve të vendosura për të luftuar Covid-19.
Protestuesit në përgjithësi janë kundër masave të ashpra ndaj njerëzve që nuk janë vaksinuar dhe kufizimet përfshijnë ndalimin e hyrjes në restorante, transmeton portal arbresh.info
“Shteti duhet të dëgjojë kërkesat e qytetarëve. Kufizimet na çojnë në ferr”, tha protestuesja Zuzana Vozabova.
Në Republikën Çeke, një vend me 10.7 milionë banorë, numri më i madh i rasteve u regjistrua të mërkurën – 54,689. Gjithashtu, shifrat e të infektuarve të regjistruar ditët e fundit janë ndër më të lartat që nga fillimi i pandemisë.
Pavarësisht numrit në rritje, qeveria javën e kaluar ka shfuqizuar një dekret që e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për personat mbi moshën 60 vjeç për të shmangur “thellimin e përçarjes” në shoqëri.
Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë të kryeministrit Petar Fiala ka shkurtuar kohën e izolimit dhe karantinës dhe në të njëjtën kohë ka marrë një vendim për testimin e detyrueshëm të punonjësve në kompani.
Në Republikën Çeke, 37,184 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, një nga normat më të këqija në botë për kokë banori./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...