Sot, Parlamenti britantik, me 322 vota pro dhe 306 kundër, deputetët vendosën që të miratojnë një amendament, i cili shtyn votimin e marrëveshjes së arritur nga Qeveria, deri sa kjo e fundit të miratojë një tjetër ligj që shmang daljen nga unioni pa marrëveshje.
Pas kësaj, qindra-mijëra britanikë, këtë të shtunë marshuan në rrugët e Londrës, duke kërkuar një referendum të dytë mbi Brexit-in.
Në këtë marsh, u bashkuan edhe grupi i deputetëve pro BE, , të partive kryesore politike të Britanisë së Madhe, të cilët, konsiderojnë se protesta e sotme e britanikëve, është shenjë e rëndësishme për Brexit.
“Le të kemi një referendum përfundimtar, ku të besojmë te populli, jo te Boris Johnson, për zgjidhjen e krizës së Brexit-it”, shkruajnë në Twitter organizuesit e grupit “People’s Vote”, njofton Telegrafi.
Ndërkaq, kreu i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, dhe anëtarja e parlamentit, Caroline Lucas, e cila drejton partinë e Gjelbër në Britaninë e Madhe, ishin ndër politikanët që folën në këtë tubim.
“Kjo mund të jetë mundësia jonë e fundit të luftojmë për demokracinë dhe vendin tonë në Europë”, deklaroi ndërkohë Khan për gazetën “Independent”.
Po ashtu sot, ish-kryeministrja konservatore, Theresa May deklaroi se mbështet marrëveshjen e Brexit-it, të negociuar nga pasardhësi i saj, Boris Johnson, pavarësisht se kjo marrëveshje kaloi limitin nga negociatat e saj me Brukselin.
E Komisioni Evropian i kushtoi vëmendje të madhe votimit në parlamentin britanik për të ndaluar përkohësisht miratimin e marrëveshjes së Brexit, deklaron një zëdhënëse në Twitter, duke i bërë thirrje Londrës të tregojë se çfarë do të ndodhë më pas.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...