Google ADS

Mijëra azilkërkues afrikan kanë protestuar kundër vendimit të Izraelit për riatdhesim

16:34 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Mijëra afrikanë që kishin kërkuar azil ekonomik në Izrael kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për riatdhesim të azilkërkuesve, transmeton arbresh.info.

Qeveria e Izraelit kishte deklaruar që rreth 1000 azilkërkues I kanë 60 ditë që ta pranojnë ofertën ku përfshihej rikthimi në ndonjë vend të Afrikës, para në vlerë prej 3,500 dollarësh dhe tiketë aeroplani.

Kurse ata që nuk do ta pranojnë këtë do të burgosen menjëherë.

Protesta ka ndodhur pranë ambasadës së Reuandës në Izrael.

Ndërkohë bëhet e ditur që në Izrael ka rreth 40,000 afrikanë, që vijnë nga Eritrea dhe Sudani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme