Irani është duke deportuar çdo javë dhjetëra mijëra emigrantë afganë në Afganistanin e sunduar nga talebanët, pavarësisht kërcënimit të urisë, thonë agjencitë e ndihmës dhe dëshmitarët.
Shumë afganë të deportuar pretentojnë se janë keqtrajtuar nga autoritet iraniane, transmeton portal arbresh.info
Gjatë dekadave të konfiktit, miliona afganë kanë kaluar kufirin me fqinjin e tyre për të shpëtuar nga dhuna dhe ekonomia e shkatërruar.
Marrja e Kabulit nga talibanët në mes të gushtit e ka komplikuar krizën, duke ndërprerë fluksin e ndihmës ndërkombëtare, ndërsa thatësia ka lënë më shumë se gjysmën e popullsisë të përballet me mungesë të ushqimeve.
Afganët e kthyer që folën për AFP raportuan se mbaheshin në kampe të mbushura me njerëz dhe të ndyrë paraburgimi, ku disa u rrahën përpara se të transportoheshin në pikën kufitare.
“Ata nuk ka shohin neve si njerëz”, tha 19-vjeçari Abdul Samad, i cili tha se kishte punuar në ndërtim në Iran përpara se të dëbohej.
Dëshmitë e Samad dhe të tjerëve nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur dhe agjencitë e OKB-së nuk kanë dhënë asnjë koment.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se pak më shumë se një milion afganë janë kthyer mbrapsht këtë vit, duke përfshirë 28 mijë afganë të kthyer në javën e fundit të tetorit.
Irani gjithnjë është deklaruar se mirëpret refugjatët afganë dhe se u ka ofruar ndihmë të nevojshme.
Ambasadori i Teheranit në Kombet e Bashkuara, Majid Takht Ravanchi, u citua nga media iraniane në fund të tetorit të ketë thënë “ne po presim vëllezërit tanë afganë pothuajse pa marrë asnjë burim të ri nga komuniteti ndërkombëtar”.
Irani që ndodhet rreth 900 kilomentra në kufi me Afganistanin, ka pritur një numër të madh refugjatës, kryesisht afganë, të cilët janë integruar gjatë 40 viteve të fundit.
Në vitin 2020 Irani strehoi 3.4 milionë refugjatë afganë, duke përfshirë gati dy milionë emigrantë pa dokumente dhe 800,000 refugjatë.
Muajin e kaluar, OKB-ja deklaroi se Afganistani ishte në prag të një prej krizave më të rënda humanitare në botë, me më shumë se gjysmën e vendit që përballet me mungesë akute ushqimore, ndërsa edhe vetë Irani është duke u përballur me vështirësi ekonomike si rezultat i sanksioneve të SHBA-ve të lidhura me programin e tij bërthamor dhe shpërthimin e Covid-19./afp/arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...