Microsoft ka njoftuar se disa grupe të mbështetura nga Irani kanë përshpejtuar aktivitetet e tyre kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA.
Qendra e kompanisë Microsoft për Analiza të Kërcënimeve (Microsoft Threat Analysis Center) publikoi një raport mbi sulmet kibernetike kundër zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA.
Në raport thuhet se Irani kreu “operacione kibernetike të ndikimit” ndaj zgjedhjeve në SHBA.
Raporti theksoi se Irani ka përshpejtuar aktivitetet e tij kibernetike që synojnë të ndikojë në zgjedhjet në SHBA, duke shtuar se disa grupe iraniane kanë kryer sulme kibernetike në postat elektronike të disa zyrtarëve qeveritarë.
Më tej, raporti theksoi se një grup i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit në muajin qershor shënjestroi një “zyrtar të lartë të fushatës presidenciale” për të mbledhur informacione të ndjeshme.
Gjithashtu raporti bëri të ditur se një grup tjetër iranian u përpoq të hynte në një llogari të një ish-kandidati presidencial dhe se ky grup dështoi, kurse Microsoft e informoi personin e synuar lidhur me këtë çështje.
Raporti përfshinte edhe informacionin se një grup iranian krijoi faqe interneti për të dy grupet politike që dukej sikur faqe lajmesh me bazë në SHBA, duke synuar “rritjen e polarizimit”./abcnews/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?