Një grup hakerësh, që dyshohet se janë të lidhur me qeverinë iraniane, u përpoqën të kenë qasje në adresat e postave elektronike të njerëzve të lidhur me fushatën zgjedhore të presidentit të SHBA-së Donald Trump, por dështuan, raporton Reuters duke cituar burime të njohura me këtë veprim.
Microsoft më parë ka njoftuar se ka vërejtur aktivitete kibernetike nga grupi “Fosfori” nga Irani.
Microsoft pretendon se më shumë se 200 llogari të postës elektronike janë shënjestruar nga hakerët, disa prej të cilëve u përkasin njerëzve të lidhur me fushatën zgjedhore presidenciale në SHBA, shton BBC.
Konkretisht, grupi më shumë se 2,700 herë u përpoq të identifikonte llogaritë e postës elektronike për një periudhë 30-ditore, nga gushti deri në shtator, dhe më pas “sulmoi 241 llogari”.
“Synimet që u vunë në shënjestër janë të lidhura me fushatën presidenciale të SHBA-së, zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm amerikanë, gazetarë që ndjekin politikën botërore dhe iranianë të shquar që jetojnë jashtë Iranit,” tha Microsoft.
Microsoft shton se vetëm katër llogari u komprometuan, por asnjë prej tyre nuk u lidh me fushatën e Trump apo me ndonjë zyrtar të mëparshëm ose aktual.
Një zëdhënës i fushatës së Trump tha, se ata nuk kishin asnjë indikacion se infrastruktura e tyre ishte shënjestruar nga hakerët.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit