Vendimi i Rusisë për të mbajtur të mbyllur tubacionin e gazit Nord Stream 1, nuk është pritur mirë nga udhëheqësit evropianë.
Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, i cili përbëhet nga krerët e shteteve të BE-së, në një postim në Twitter tha se “përdorimi i gazit si armë nuk do të ndryshojë vendosmërinë e BE-së”.
“Lëvizja e Gazprom fatkeqësisht nuk është befasi. Përdorimi i gazit si armë nuk do të ndryshojë vendosmërinë e BE-së. Ne do të përshpejtojmë rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Detyra jonë është të mbrojmë qytetarët tanë dhe të mbështesim lirinë e Ukrainës”, shkruan Michel./rtsh/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...