Më shumë se 30 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe trupat e tyre janë djegur në shtetin e shkatërruar nga lufta të Kajaha në Mianmar, thanë banorët vendas, sipas raporteve të mediave dhe grupeve lokale të të drejtave të njeriut.
Grupi i të Drejtave të Njeriut, Karenni, ka deklaruar se trupat e djegur, përfshirë të moshuar, grad he fëmijë, ishin vrarë nga ushtria në Mianmar pranë fshatit Mo So, në qytetin Hrupso, transmeton portal arbresh.info
“Ne dënojmë fuqishëm vrasjet çnjerëzore dhe brutale që shkelin të drejtat e njeriut”, shkroi grupi në një postim në Facebook.
Ushtria e Mianmarit tha se kishte vrarë një numër të paspecifikuar “terroristësh të armatosur” nga forcat e armatosura në fshat.
Fotot e shpërndara nga grupi i të drejtave të njeriut dhe media lokale tregojnë mbetjet e djegura të trupave në kamionë të djegur.
Një fshatar, i cili kërkoi të mos përmendet për arsye sigurie, tha se e dinte për zjarrin të premten mbrëma, por nuk mundi të shkonte në vendngjarje për shkak të të shtënave.
Mianmari ka qenë në trazira që kur ushtria përmbysi qeverinë e zgjedhur të nobelistes Aung San Suu Kyi gati 11 muaj më parë, duke pretenduar se partia e saj fitoi zgjedhjet e nëntorit.
Ushtria i ka shpallur tradhëtarë mbështetësit e saj, ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se votimi ishte i drejtë.
Civilët të indinjuar nga grushti i shtetit dhe shtypja e mëvonshme e protestave morën armët. Shumë forca lokale të rezistencës janë shfaqur në të gjithë vendin./arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...