Google ADS

Mianmar: Policia përdor plumba gome kundër protestuesve

14:32 | 9 Shkurt 2021
Arbresh.info

Policia në Mianmar kanë përdorur plumba gome gjatë një demonstrate në kryeqytetin Nay Pyi Taw, pasi që mijëra sfiduan ndalimin e protestave.

Gazi lotsjellës dhe uji gjithashtu janë përdorur kundër protestuesve, por raportet e plumbave të vërtetë nuk janë konfirmuar, raporton BBC.

Një grua është në spital në gjendje kritike me një plagë në kokë.

Protestuesit po qëndrojnë kundër grusht-shtetit të javës së kaluar i cili largoi qeverinë e zgjedhur.

Është dita e katërt radhazi e protestave. Një ndalim për tubimet e mëdha publike dhe orët e ndalimit gjatë natës janë vendosur në disa qytete, me udhëheqësin ushtarak Min Aung Hlaing që paralajmëron se askush nuk është mbi ligjin, transmeton arbresh.info.

Protestuesit po kërkojnë lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi, së bashku me drejtuesit e lartë të Partisë së saj. Ajo u arrestua kur ushtria morri pushtetin.

Ushtria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare dhe pohuan, pa prova, se zgjedhjet e mëparshme ishin mashtruese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme