Pjesë të mëdha të Mianmarit po përballen me pasoja katastrofike të përmbytjeve që morën jetën e 16 personave, duke përfshirë edhe 3 ushtarë të involvuar në operacionet e shpëtimit, shkruan MSN, transmeton portali Arbresh.info
Sipas shifrave të fundit, më shumë se 140.000 persona në disa shtete të kombit juglindor aziatik, janë shpërngulur dhe detyruar të gjejnë strehim në një nga 327 kampet e ngritura nga Komiteti i Menagjimit të Katastrofave Natyrore Kombëtare.
Mijëra akër tokë të punuara janë shkatërruar në zonat e ulëta të goditura nga përmbytjet.
Disa organizata të bamirësisë dhe shoqërive civile janë përfshirë në përpjekjet për shpëtim por po kanë vështirësi të depërtojnë në regjionet e largëta.
Në një postim në mediat sociale, Rrjeti i Mjedisit dhe Aksionit Shoqëror Karen tha se komunitetet në Shtetin Karen kanë mungesë të vendeve për strehim dhe furnizime të pakta ushqimore.
Saw Tha Phoe, një zëdhënës për grupin e mjedisit Karen Rivers Watch, fajësoi shpyllëzimin dhe ndryshimin e klimës për fatkeqsitë e fundit natyrore./Arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut