Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe disa prej aleatëve të saj politikë janë arrestuar herët në mëngjes, thotë një zëdhënës i partisë së saj.
Ai paralajmëroi për një grusht shteti të mundshëm ushtarak, shkruan deutche ëelle, transmeton portal arbresh.info
“Unë dua t’u them njerëzve tanë të mos përgjigjen me nxitim dhe dua që ata të veprojnë sipas ligjit,” tha zëdhënësi Myo Nyunt, duke zbuluar se fituesja e Çmimit Nobel për Paqe Suu Kyi dhe anëtarë të tjerë të partisë ishin ndaluar nga ushtria.
“Me situatën që po ndodhë tani, ne duhet të supozojmë se ushtria po bën një grusht shteti,” shtoi ai.
Kjo vjen në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis qeverisë civile të Mianmarit dhe ushtrisë së saj, e cila kishte qenë në krye të qeverisjes për dekada.
Ushtria ende nuk dhënë asnjë koment./arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...