Sipas kërkimit të ri, Ciudad de Mexico, metropoli më i populluar në Amerikën e Veriut, tashmë është fundosur aq shumë sa që tani është e pamundur ta shpëtosh atë.
Pas disa shekujsh kullimi të vazhdueshëm të ujit nga shtresat nëntokësore, shtrati i liqenit në të cilin ndodhet ky qytet është tharë gjithnjë e më shumë, kjo është arsyeja pse pllakat prej balte të shtratit të lumit filluan të çahen me një shpejtësi të pandalshme.
Kjo situatë kërcënon jo vetëm infrastrukturën e qytetit, por edhe furnizimin me ujë për miliona njerëz, shkruan Science Alert.
“Edhe nëse niveli i ujërave nëntokësore rritet, nuk ka shpresë për rimëkëmbje”
Pavarësisht nga ndërprerja e shpimeve të ujërave nëntokësore në vitet 1950, 115 vjet të të dhënave të drejtpërdrejta dhe 24 vjet regjistrime GPS kanë treguar që qyteti vazhdon të fundoset me të njëjtin ritëm, transmeton Telegrafi.
Ekspertët në zonën e pjesës verilindore të qytetit, një vend që nuk është urbanizuar ende dhe ku deri vonë nuk ishin regjistruar nivele të fundosjes, zbuluan se po fundosej me një shpejtësi deri në 50 centimetra në vit.
“Edhe nëse niveli i ujërave nëntokësore do të ngrihej, nuk ka asnjë shpresë për të rikuperuar pjesën dërrmuese të zonës së humbur”, deklarojnë autorët e studimit.
Për shkak të peshës konstante të qytetit të madh dhe humbjes së vazhdueshme të ujërave nëntokësore, fundosja e mëtejshme po ndodh. Një shqetësim i veçantë është fakti se ato rajone të qytetit që ende nuk janë aq të ngarkuara nga urbanizimi po zhyten gjithashtu.
“Nëse vendosni ndërtesa të rënda në atë lloj toke dhe përdorni bazamente të cekëta, toka nuk e mbanë atë. Kjo dhe humbja e ujërave nëntokësore e bëjnë Ciudad de Mexico në këtë situatë”, tha inxhinieri gjeodezik Eddie Bromhead i Universitetit Kingston.
Në vitin 1900 u vu re për herë të parë që Ciudad de Mexico po fundosej
Shkencëtarët së pari vunë re se qyteti po fundosej në fillim të viteve 1900, dhe më pas po fundosej me një shpejtësi prej rreth 20 cm në inç në vit. Në vitin 1958, tashmë po fundosej 29 centimetra në vit, pas së cilës autoritetet e qytetit vendosën të kufizonin sasinë e ujit të marrë nga puset e vendosura në qendër të qytetit.
Shkalla e fundosjes së tokës është përmirësuar që atëherë, duke u kthyer në më pak se 9 centimetra në vit, por të dhënat me rezolucion më të lartë tregojnë se në dy dekadat e fundit qendra historike e qytetit ka qenë duke u zhytur në një normë të qëndrueshme prej 40 centimetra në vit.
Ekspertët besojnë se shtresat e argjilës nën qytet mund të kompaktohen me 30 për qind dhe se, megjithëse kjo nuk do të ndodhë për rreth 150 vjet, nuk ka pothuajse asgjë që mund të bëjmë për të ndaluar këtë proces.
Tashmë sot, shtresa e sipërme e argjilës është kompaktuar me 17 për qind dhe shkencëtarët thonë se këto ndryshime janë “pothuajse plotësisht të pakthyeshme”.
Sigurisht, jo të gjitha pjesët e qytetit zhyten me të njëjtin ritëm. Disa zona janë fundosur tashmë nën shtratin origjinal të liqenit, ndërsa të tjerët kanë mbetur në tokë pak më të larta.
70% e ujit të pijshëm të qytetit vjen nga burime nëntokësore
Për shkak të shiut dhe ujërave të pranverës që rrjedhin nga malet përreth Ciudad de Mexico, qyteti është veçanërisht i prirur për përmbytje. Dhe ndërsa balta poshtë saj vazhdon të fundoset dhe plasaritet, ekziston mundësia që këto rrjedha të forta të depërtojnë në furnizimet nëntokësore të ujit duke sjellë mbeturina ose ujëra të zeza.
Aktualisht, 70 për qind e ujit të pijshëm të qytetit vjen nga burimet e ujërave nëntokësore. Nëse këto burime janë të ndotura, mund të ketë një krizë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.
Banorët më të pasur të qytetit tani mund të lejojnë të zhvendosen në zona më pak të rrezikuara ose të blejnë ujë të pijshëm nga vendet e tjera. Por nëse diçka nuk bëhet shpejt, këto zona të sigurta mund të zhyten edhe me pjesën tjetër të qytetit.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...