Katër aroma të ndryshme të testuara në linjat e metrosë së Vjenës për të relaksuar udhëtarët nuk do të përdoren, njoftoi sot zyrtarisht rrjeti i transportit publik vjenez, Wiener Linien (WL).
”Sidoqoftë, nga katër aromat e propozuara, ajo e përbërë nga grejpfruti, çaji jeshil, limoni dhe druri i sandales, ishte më e preferuara”, shtoi WL.
“Pas një muaji prove, vendimi i përdoruesve të metrosë ka qenë në pjesën më të madhe kundër kësaj iniciative. Të paktën 21 000 vota ishin kundër kësaj mase dhe 16 000 pro, sipas një pyetësori në internet”, theksoi WL.
“Në realitet duket se vjenezet dhe vjenezët janë të kënaqur me aromën e metrosë”, theksoi kompania ”Wiener Linien”, që është vazhdimisht në kërkim të ideve të reja për promovimin e transportit publik, i cili jep një kontribut vendimtar për mbrojtjen e klimës.
Vitin e kaluar, autoriteti kishte vendosur me sukses ndalimin e konsumimit të ushqimit në metro pasi shumë përdorues të metrosë ishin ankuar nga përhapja e aromave të picave apo qebapit.
I njohur botërisht për pastërtinë dhe besueshmërinë, rrjeti i transportit urban të Vjenës përdoret çdo ditë nga 2,6 milionë udhëtarë.
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur