Meta dekreton protokollin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

12:19 | 10 Korrik 2022
A Z

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar protokollin për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut të Finlandës dhe Suedisë.

Në dekret, Meta shprehet se Shqipëria ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e këtyre dy vendeve.

Sipas asaj që thuhet në dekret, anëtarësimi i dy vendeve nordike është “një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria.”

NJOFTIMI:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjet si vijon:

– Ligj nr. 56/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës”;

dhe

– Ligj nr. 57/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.

Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finalndës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria.

Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë.

Së bashku qëndrojmë më të fortë!

 

Të ngjashme