Një mësuese është pushuar nga puna pasi ‘bëri shaka’ me nxënësi hebrenj se do t’i dërgonte në dhomat e gazit nëse nuk i mbaronin detyrat e shtëpisë.
Shkolla Fillore Newberries shkarkoi gruan pas ankesave nga fëmijët dhe prindërit, transmeton portali arbresh.info.
Mësuesja thuhet se bëri komentet anti-semitike ndërsa po i jepte mësim një klase prej 28-nxënësish, 11 prej të cilëve janë hebrenj.
Sipas prindërve, ajo tha: “Më mirë përfundoni detyra shpejt, ose do t’ju dërgoj të gjithëve në dhomat e gazit”.
Kuptohet se kur u kundërshtua nga njëri prej nxënësve, mësuesja tha që ajo po bënte shaka dhe kërkoi falje, para se t’u kërkonte fëmijëve të mos i tregonin askujt.
Sidoqoftë, nxënësit njoftuan prindërit e tyre dhe lajmet u përhapën shpejt në grupet shkollore WhatsApp.
Shumë prindër telefonuan dhe dërguan email drejtorit të shkollës për t’u ankuar, disa madje edhe kërcënuan se do të largojnë fëmijët nga shkolla nëse mësuesja nuk shkarkohej.
Të enjten në mbrëmje, bordi i guvernatorëve mbajti një mbledhje emergjente për të diskutuar çështjen dhe pushoi mësuesen ditën tjetër.
Aksioni ishte i menjëhershëm sepse gruaja ishte një punonjëse e agjencisë, dhe për këtë arsye nuk kishte një kontratë pune të përhershme me Newberries, kuptohet./arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...