Një mësuese e kopshtit është dënuar me vdekje për helmimin e 25 fëmijëve dhe vrasjen e një prej tyre, raporton media shtetërore.
Wang Yun është arrestuar vitin e shkuar pasi fëmijët në një kopsht në qytetin Jiaozuo u dërguan në spital, pasi hëngrën qullin e mëngjesit, transmeton portali arbresh.info.
Gjykata tha se ajo kishte hedhur nitrat sodiumi në kafjallin e nxënësve të koleges së saj për hakmarrje pas një zënke.
Ajo e përshkroi zonjën Wang si “të neveritshme dhe të mbrapshtë”.
Incidenti në 27 mars të vitit të kaluar tronditi Kinën dhe shkaktoi titujt botërorë.
Në kohën kur u raportua 23 fëmijë filluan të vjella dhe të fikët pasi kishin ngrënë mëngjesin e tyre. Një hetim policor u shkaktua pas pretendimeve që mësuesja i kishte helmuar.
Të hënën një gjykatë lokale në Jiaozuo dënoi zonjën Wang me vdekje, njoftoi gazeta Global Times.
Gjykata tha se ajo “vendosi nitrat në qullin e studentëve të një mësuesi tjetër … pasi ata debatuan për çështje të menaxhimit të studentëve”, tha media shtetërore kineze.
Nitriati i natriumit shpesh përdoret si një shtesë ushqimore për shërimin e mishit por mund të jetë toksik në sasi të larta./arbresh.info/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...