Një shkollë prestigjioze private në Meksikë nuk ka arritur të ndajë ‘twerking’ nga puna, duke e detyruar mësuesen 24 vjeçe të japë dorëheqje pasi mori pjesë në një garë vallëzimi gjatë pushimeve pranverore.
Mësuesja e shkollës fillore, e njohur vetëm si Clarissa, ishte në vendin e famshëm të pushimeve Cabo San Lucas kur vendosi të qesë në pah Miley Cyrusin e brendshëm dhe të mbështetet në njërin nga gjyqtarët e konkursit, transmeton arbresh.info.
Kjo lëvizje e saj rrëmbeu çmimin e parë prej 260 dollarësh, të cilat një mësues amerikan i qytetit me siguri do t’i shpenzonte në furnizimet për nxënësit e tij/saj.
Kur Clarissa u kthye në shtëpi, tha se ishte e detyruar të takohet me kreun e shkollës dhe një avokat, i cili e kishte udhëzuar atë të japë dorëheqjen në mënyrë që “gjërat të ftohen”.
Edhe pse Clarissa humbi punën ajo fitoi admirimin e shumë fansave posaçërisht atyre meshkuj, të cilët i dolën në mbrojtje në lidhje me vendimin e shkollës./arbresh.info
https://youtu.be/IEJwuuLLvO4
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë