Mësohet se kur do të zhvillohet takimi i katërt Rusi – Ukrainë

21:27 | 13 Mars 2022
KRG

Ditën e nesërme (e Hënë) do të zhvillohet raundi i katër i bisedimeve Ukrainë-Rusi.

Agjencia e lajmeve ruse  TASS, ka bërë të ditur se raundi i katër do të mbahet përmes një videokonference dhe jo duke u takuar në ndonjë vend siç kishin ndodhur tre raundet e kaluara, të cilët janë mbajtur në Bjellorusi, përcjell arbresh.info.

Megjithatë, takimet e kaluara mes delegatëve nuk ishin të frytshme, pasiqë nuk kanë mundur të bien dakord për ndonjë çështje,.

Nga ana e Rusisë, kërkohet që Ukraina ta njoh pavarësinë e dy rajoneve, Donetsk dhe Luhansk, si dhe njohjen e shkëputjes së Krimesë.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymir Zelenesky, ka hedhur poshtë tri kërkesat e parashtruara nga Rusia. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme