Në mesazhin e parë të tij të vitit 2019, të martën, Papa Françesku u ankua për mungesën e unitetit në botë dhe paralajmëroi kundër babëzisë për pasuri e fitime.
Në meshën tradicionale të Vitit të Ri në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa i bëri ndërkohë homazh mëmësisë duke thënë se një botë që sheh nga e ardhmja duke harruar shikimin e nënës, është dritëshkurtër.
“Të dashur vëllezër dhe motra, në ditën e Krishtlindjes unë dhashë mesazhin e vëllazërimit për Romën dhe botën. Sot e rinovoj këtë mesazh, si një dëshirë për paqe dhe prosperitet dhe ne lutemi për paqen e përditshme”, deklaroi Papa.
Fjalimi i Vitit të Ri pason një 2018 të trazuar për Papën, kisha e të cilit u përball me skandale të abuzimit me fëmijët në botë, që vetë Ati i Shenjtë dështoi t’i frenojë. Thellësia e krizës doli në pah edhe të hënën, kur zëdhënësi i Vatikanit dhe zëvendësi i tij dhanë dorëheqjen papritur, pa shpjegime, pas mosmarrëveshjeve mbi strategjinë e komunikimit, përcjell Atsh.
Papa nuk iu referua problemeve, por i kërkoi katolikëve të qëndrojnë të lidhur me kishën, duke thënë se uniteti ka më shumë rëndësi sesa diversiteti. Ai po ashtu paralajmëroi se kisha rrezikon të bëhet një muze i bukur i të shkuarës nëse njerëzit e humbasin besimin./ATSH/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...