Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (13 qershor) tha se Mesdheu është bërë një nga “varrezat më të mëdha në Evropë”, pasi kujtoi shumë migrantë që kanë humbur jetën në këtë rajon, duke u përpjekur të mbërrijnë në Evropë.
Ai e ndërlidhi këtë çështje me një ceremoni që u zhvillua në Sicili për të shënuar tragjedinë e vitit 2015 kur rreth 800 migrantë që po shkonin nga Libia në Itali u mbytën pasi anija e tyre u përmbys.
“Kaq shumë tragjedi në Detin Mesdhe do të vazhdojnë të sfidojnë ndërgjegjen e të gjithëve”, tha Papa.
“Le të mendojmë për këtë: Mesdheu është bërë varreza më e madhe e Evropës”, shtoi ai.
Çdo vit, mijëra njerëz nga Afrika e Veriut nisen për në Evropë për një jetë më të mirë. Ata shpesh e bëjnë rrugëtimin me anije të mbingarkuara të drejtuara nga trafikuesit e qenieve njerëzore.
Disa anije mbërritën në ishullin e vogël të Lampeduzës në Itali të shtunën (12 qershor).
Mesdheu qendror është një nga rrugët më vdekjeprurëse të migrimit në botë.
Më shumë se 500 njerëz kanë vdekur gjatë shkuarjes në Itali dhe Maltë midis janarit dhe mesit të majit të këtij viti, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionin./Rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...