Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, do të përballet me vizitën më të vështirë gjatë udhëtimit të tij Lindjen e Mesme.
Bëhet fjalë për Turqinë, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka dyfishuar retorikën anti-amerikane pas ofensivës së filluar në Siri, transmeton portali arbresh.info
Turqia ka kritikuar aleancën e ushtrisë amerikane me kurdët sirianë në luftën kundër ISIS-it, duke pasur frikë se SHBA-të një ditë mund të ndihmojnë kurdët në formimin e shtetit të tyre.
“Është e qartë se ata kanë thënë se ‘ne do të reagojmë në mënyrë agresive nëse kërcënohemi’, por ata ende nuk e kanë provuar shpullës osmane”, tha Erdogan.
Departamenti i Shtetit përmes një deklarate tha retorikat e tilla janë “të zakonshme”.
Rrugës për në Jordan, Tillerson theskoi se “Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe se do të vazhdojë të mbetet partner shumë i rëndësishëm në rajon”.
Ai theksoi se të dy vendet ndajnë shqetësimet e njejta për Sirinë.
“Ne shpresojmë të kemi bisedime se si mund të punojmë në mënyrë më bashkëpunuese për të zvogëluar këto kërcënime ndaj Turqisë”, tha ai.
Ai shtoi se “bisedimet kryesore do të zhvillohen për bisedimet e paqes mbi Sirinë”./arbresh.info/
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës