Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin janë takuar këtë të premte, një takim ky që shënon përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rang rajonal dhe ndërkombëtar.
Presidentët u takuan në kuadër të punimeve të samitit të liderëve të vendeve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë së Paqësorit, që po mbahet në Da Nang të Vietnamit.
Duke iu referuar takimeve të shumta me Putin, Xi deklaroi se përpjekjet e përbashkëta për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë Kinë-Rusi po japin rezultate të shkëlqyera.
Duke nënvizuar se dy vendet fillimisht kanë mbështetur njëra-tjetrën në mbrojtjen e interesave kombëtare, Xi theksoi se ndërkohë kanë përforcuar më tej besimin reciprok, duke u kthyer në partnerë strategjikë.
Nga ana e tij, Putin pasi uroi homologun për mbylljen me sukses të Kongresit të 19-të të Partisë së Punës, u zotua për kthimin e marrëdhënieve me Kinën në prioritet për Rusinë.
“Rusia është gati të avancojë bashkëpunimin me Kinën për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, të afrojë më shumë komunikimin dhe të përfshijë edhe vende të tjera, si ato që janë pjesë e APEC”, tha Putin.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...