Google ADS

Mes plumbave që fluturojnë, ushtari shpëton të moshuarën

11:56 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Një ushtar irakian ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një të moshuar nga plumbat e ISIS-it.

Terroristët hapën zjarr ndaj dhjetëra grave dhe fëmijëve me armë automatike sa ishin duke tentuar të arrijnë një konvoj të ushtrisë në Qytetin e Vjetër të Mosulit, transmeton portali arbresh.info.

40fd5f3500000578-4561814-image-a-15_1496309247915

Por një grua e moshuar, në pamundësi për të vrapuar dhe në rrezik për t’u goditur nga plumbat, bie në tokë në mes të rrugës dhe nuk mund të lëvizë.

Pamje të pabesueshme të kamerave të trupit kapën momentin kur një ushtar i paarmatosur, që nuk kishte helmetë dhe vetëm sandale në këmbë, theu mbulesën ushtarake prapa një makine të blinduar për të shpëtuar gruan.

40fd5f2300000578-4561814-image-a-16_1496309250234

Atij i bashkohen shpejt disa trupa të tjerë që e zvarrisin gruan e veshur me burka, ndërsa plumbat fluturojnë në afërsi.

Ushtarët irakianë me muaj të tërë janë duke luftuar për të larguar ISIS-in nga Mosuli, qyteti më i madh në vend pas Bagdadit./Arbresh.info

_96264414_1bf02705-de02-4b0e-96

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme